DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk blihet vota me 100 euro, studentët kanë vetëdije më të lartë sesa që mendon politika”

8 Nëntor 2025
A A
“Ndarja e 100 eurove për studentë, keqpërdorim elektoral i parasë publike”
Share on Facebook

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka komentuar ndarjen e mjeteve financiare për studentët në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si të gabuar dhe me prapavijë politike.

Ai theksoi se vetëdija e studentëve kosovarë është shumë më e lartë sesa që mendon politika dhe se tentativa për të ndikuar tek votuesit me mjete të tilla është e pavend.

“Studentët kanë nevojë për mbështetje, mirëpo duhet të analizohet nga dimensioni kohor dhe forma që është bërë e një mbështetje të tillë. Mirëpo, unë kam punuar gjatë me studentë dhe vetëdija e studentëve kosovarë është shumë e lartë, sesa që mendon politike. Nuk mund të blihet vota me 100 euro. Në fund të fundit, vota meritohet dhe nuk futet në treg në këtë mënyrë. Besoj që qasjet në momente të tilla janë shqetësues”, deklaroi ai.

Sipas Gërxhaliut, sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për reforma serioze e përkushtim afatgjatë, e jo për veprime të momentit me motive politike.

“Arsimi meriton reformë e përkushtim, e jo në një kohë të zgjedhjeve, konkretisht dy ditë para zgjedhjeve t’u shpërndahen këto mjete. Kjo ndodh në Kosovë”, deklaroi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 613)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 776)
  • Opinione (47)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (353)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com