DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk e fali”, flet babai i 21-vjeçares që pretendon se mjeku e ngacmoi seksualisht në spital

11 Maj 2026
A A
“Nuk e fali”, flet babai i 21-vjeçares që pretendon se mjeku e ngacmoi seksualisht në spital
Share on Facebook

Një kirurg, 72-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas informacioneve, kirurgu Nikolla Nunka është arrestuar pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare. E reja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit. Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i mjekut.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe babai i 21-vjeçares, i cili ka rrëfyer se si kanë rrjedhur zhvillimet që zgjasin prej 4 ditësh.

“Kam ardhur me pushime nga Gjermania. Prej dy javësh, çupa ankohej nga stomaku dhe kishte të vjella. I mora ilaçe në farmaci, por nuk i bënë efekt. Më pas e mori mamaja dhe e çoi në spital. Aty erdhi doktori Niko Nunka dhe doktori i skanerit, të cilët thanë se nuk kishte gjë dhe të prisnim analizat deri në orën 12 të natës. Kur dolën analizat, doktori tha se kishte apandesit dhe duhej urgjent operacion. E solla vajzën dhe doktori i tha se ishte për operacion. E pyeti nëse kishte ngrënë gjë dhe vajza tha po, ndaj operacioni nuk mund të realizohej atë moment dhe e lanë për në mëngjes. Të nesërmen në mëngjes u bë operimi dhe në orën 15:00 e kaluan në dhomë. Na u komunikua se vajza kishte infeksion dhe duhej mjekuar. Doktori u shpreh se kishte kremra për këtë gjë dhe do ta mjekonte. I thashë “okej”. Ai e përdorte gjithmonë atë krem. Gjatë kohës që mamaja ishte aty, ai e merrte vajzën në dhomë dhe e mjekonte, ndërsa mamasë i thoshte: “Kthehu mbrapa”.

“Nuk na shkonte mendja për keq, sepse ishte në moshë të madhe dhe thamë “doktor është”. Kaluan 4 ditë dhe vajza tha se atë krem mund ta vendoste edhe vetë. Dje shkoi doktori dhe bëri veprime të papërshtatshme, duke tentuar edhe ta puthte aty. Në atë moment vajza shpërtheu dhe nuk duroi më. E pyeta pse nuk më kishte treguar më parë dhe ajo tha se nuk donte të bënte sherr, por i ishte sosur durimi. Në ato momente lajmërova policinë dhe zbritëm poshtë të nervozuar. Pashë doktorin që po ikte me ambulancë dhe e ndalova aty. I thashë: “Je për t’u arrestuar”. E zbrita nga makina derisa erdhi policia. Shkuam në polici dhe na morën në pyetje. Unë dua drejtësi për vajzën. Nëse nuk gjendet drejtësia për të, do ta gjej vetë. Nuk e fal. I pata besim, e pashë si doktor të vjetër. Por ai paskësh qenë një kriminel i fshehur në spital”, tha babai, raporton Ora News

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 543)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 444)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com