DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive”, Haxhiu lartësonte Gashin si ekspozues të dëshmive

28 Mars 2026
A A
“Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive”, Haxhiu lartësonte Gashin si ekspozues të dëshmive
Share on Facebook

Kryetarja Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, kishin promovuar ekspozitën për masakrat në luftën e Kosovës.

Haxhiu në një postim të 24 marsit tha se Kosova nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës.

Haxhiu, e cila udhëheq Kuvendin, institucion që gjithashtu ka financuar këtë ekspozitë të ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi, nuk kishte vërejtur gabimet skandaloze.

Megjithatë, ajo nuk kishte harruar që të përmend në postimin e saj edhe organizatat Admovere dhe INTEGRA, si shenjë falënderimi për organizimin.

“Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara. Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet. Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”, thuhej në postimin e Haxhiut.

Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ekspozita në fjalë ka ngjallë reagime e kritika, për shkak se aty ndër tjerash, thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur e 58 civilë të paarmatosur.

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, në reagim tha se për përpilimin e listës së të vrarëve, janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiqit.

Ndërsa, drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura në Kosovë dhe se e njëjta duhet të largohet nga publiku.

Ajo gjithashtu ka thënë se është shqetësuese përpjekja e Shkëlzen Gashit për të hedhur përgjegjësinë tek Fondi për të Drejtën Humanitare, duke përkujtuar edhe faktin se Gashi ka gabime edhe në librin e tij.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 057)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com