Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e vendit. Pas përfundimit të afatit kushtetues, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, më së largu deri më 7 qershor.
Në seancën e jashtëzakonshme për presidentin nuk morën pjesë partitë e opozitës, derisa për ta zgjedhur presidentin duhet të ishin votat e dy të tretave të deputetëve në kutitë e votimit në dy raundet e para.
Në vazhdimin e seancës para mesnatës nuk u zhvillua fare procesi i votimit për dy kandidatet për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Ndërkaq, deri pak para përfundimit të afatit kushtetues mbajti fjalim kryeministri Albin Kurti.