Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të gypit të ujit Ø200, i shkaktuar nga KEK-u, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin: Obiliqi (Lagjja te Hekurudha), fshati Plemetin dhe fshati Hamidi.
“Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e plotë të dëmit. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
