DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Operacioni “Mali”: Kapen 53 kilogramë marihuanë në Gjilan

17 Tetor 2026
A A
Operacioni “Mali”: Kapen 53 kilogramë marihuanë në Gjilan
Share on Facebook

Dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve janë arrestuar, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar 53 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me vlerë rreth 80 mijë euro në tregun vendor.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar mbrëmë rreth orës 21:40, pas disa muajsh hetime në kuadër të rastit të koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe në përgatitjet për transportimin e tyre jashtë vendit.

Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse. Në bagazhin e njërës prej veturave është gjetur dhe konfiskuar substanca e dyshuar narkotike.

Përveç 53 kilogramëve marihuanë, si prova materiale janë sekuestruar edhe dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan dhe Njësia e Forenzikës Rajonale, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e provave nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit, B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, të dy shtetas kosovarë, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com