DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Orav: BE e sheh Kosovën jo vetëm si partnere, por si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian

2 Janar 2026
A A
Orav: Kosova nuk ka asnjë përparim që nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit
Share on Facebook

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se viti 2026 duhet të sjellë institucione funksionale dhe progres të vërtetë për Republikën e Kosovës, progres në zhvillim ekonomik, luftën kundër korrupsionit, arsimin, shëndetësinë si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Orav u shpreh se pret krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të dhjetorit duke qenë se Kosova s’ka luks edhe për një bllokadë tjetër.

“Përafrimi i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, shkon përtej një qëndrimi thjesht politik. Ai pasqyron një përkushtim parimor ndaj BE-së dhe një gatishmëri të qartë për të kontribuar në sigurinë e Evropës. Kjo shënon gjithashtu përkushtimin ndaj vlerave evropiane në kohë të vështira, gjë që është thelbësore për ta paraqitur Kosovën si një partner të besueshëm në një kohë kur politikat e zgjerimit dhe integrimit gradual të BE-së kanë marrë një momentum të ri”, u shpreh Ambasador i BE-së në Kosovë.

Ai tutje tha se që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë, duke e bërë atë partnerin më të fortë të Kosovës dhe ofruesin më të madh të ndihmës financiare.

Orav, në një opinion të publikuar në Koha.net tha tutje se këto investime do vazhdojnë të rriten nga viti në vit, e duke shtuar se BE e sheh Kosovën jo vetëm si partnere, por si pjesë integrale të procesit të integrimit evropian.

Ndër të tjera ai tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm, një partner të aftë për të zbatuar reformat dhe për të respektuar angazhimet që Kosova ka marrë ndaj BE-së, përfshirë ato në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 745)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com