Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka ndarë numrin 113 me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani bëri thirrje për bashkim rreth politikës që ndërton dhe kundër asaj që përçan.
“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Prandaj, bashkohuni! Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë”.
“Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë. Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar”.
