DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Me ndihmën e aleatëve parandaluam tendencat destabilizuese të Serbisë në pranverë

24 Tetor 2025
A A
Presidentja Osmani uron Papën Leo XIV për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Selisë së Shenjtë
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me ndihmën e aleatëve, në pranverën e këtij viti janë parandaluar tendencat destabilizuese të Serbisë. Ajo tha se është në dijeni për qëllimet e Serbisë, por se nuk mund të zbulojë më shumë detaje për të mos vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Osmani theksoi se ekzistojnë persona që nuk dëshirojnë të flasin publikisht për atë që ka ndodhur.

“Ka pasur tendenca destabilizimi edhe sivjet në pranverë (nga Serbia). Me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ngjarë. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona, e di çfarë ka synuar Serbia. Këto janë çështje që janë të rregulluara me ligj. Kur informacionet janë të klasifikuara, e kemi për detyrë… unë si presidente kam të drejtë të deklasifikojë informacione, mirëpo mendoj që nuk është e drejtë që t’ua vështirësojë punën institucioneve tona të sigurisë. Ata duhet të vazhdojnë të mbledhin informata, dhe të jenë të gatshëm që të na informojnë neve si institucione dhe aleatët në mënyrë që të parandalojmë çdo tendencë destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Në intervistë, Osmani ka theksuar se këto deklarime nuk do të merreshin seriozisht po të mos ishte tentimi i Serbisë për akt agresioni ndaj Kosovës në shtator të vitit 2023, në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Këto deklarime t’i bënim para vitit 2023 shumë njerëz nuk do ta merrnin edhe aq seriozisht. Mirëpo pas shtatorit 2023, kur Serbia tentoi një akt agresioni kundër Kosovës, dhe nëpërmjet grupeve terroriste dhe paramilitare që i futi në Kosovë kishte për qëllim ta aneksonte veriun e Kosovës, sipas planeve të Putinit dhe metodave të tij. Tashmë është e qartë se Serbia e ka atë qëllim dhe ajo vazhdimisht përdorë taktika destabilizuese, jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Bosnjës dhe shteteve tjera në rajon”, ka deklaruar presidentja.

Sipas Osmanit, Serbia vazhdon të mbetet një shtet agresor dhe dorë e zgjatur e presidentit rus, Vladimir Putin.

“…sepse është qëllim i Rusisë dhe ka qenë historikisht, që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian. Nuk është që veç po i themi, por ato kanë ndodhur si në vitin 2023 ashtu edhe në nëntor të vitit 2024, ku pati sulm në Ibër-Lepenc dhe qëllimi ka qenë shkatërrimi i mjeteve jetike përmes së cilave Kosova furnizohet me ujë, energji elektrike e ngrohje. Nëpërmjet kësaj të dëshmohet se përdoren edhe metoda hibride kundër Kosovës, e jo vetëm ushtria tradicionale që e kemi parë në vitet ’90. Serbia vazhdimisht i provon këto”, ka theksuar ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 716)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com