DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani nga Zvicra me mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare

21 Maj 2025
A A
Osmani nga Zvicra me mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare
Share on Facebook

Gjatë vizitës së saj në Pallatin Federal të Zvicrës, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen për mirëpritjen nga delegacioni zviceran dhe pati një porosi për shqiptarët në diasporë.

Ajo ka thënë se Zvicra ka mbështetur Kosovën në ditët e saja më të vështira duke treguar kështu vlerën e solidaritetit.

“Është kjo frymë që populli i Zvicrës dhe ky vend i mrekullueshëm qëndron me Kosovën në kohët më të vështira, si dhe në kohët më me shpresë. Njëjtë si kur ky vend ofroi strehë mendjeve si Albert Ajnshtajnit, dhe Thomas Mann-it, si dhe një vajze të re të quajtur Madeline Albright, e cila më vonë u bë Sekretarja e Shtetit në SHBA, edhe qindra mijëra kosovarë gjetën strehë këtu gjatë kohës më të errët në historinë tonë. Sot qindra mijëra qytetarë me origjinë kosovarë jetojnë në këtë vend”.

“Nga ndryshimet ne kemi ndërtuar një pikë të përbashkët dhe ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi formuar një partneritet të veçantë, të pasur në miqësi dhe të pasur në lidhjet njeri-njeri. Fëmijët e atyre që dikur erdhën si refugjatë, tani janë doktorë, inxhinierë, artistë dhe ndërmarrje-marrës. Ata çdo ditë ndihmojnë prosperitetin e shtëpisë së tyre të re”, tha Osmani

Ajo nuk la pa përmendur yllin e futbollit Xherdan Shaqiri, i cili sipas saj luajti rol kyç në Bazel dhe Zvicër. Ndërkohë ajo dha një mesazh për shqiptarët në Zvicër.

“Pa marrë parasysh profesionin tënd, origjinën tënde, apo madhësisë tënde të platformës, bëhu një forcë për të mirën, bëhu një shembull i mishëruar se si duket një integrimi pozitiv. Të jetosh në këtë vend nuk është vetëm privilegj, është përgjegjësi”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Osmani përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mërgatën shqiptare në Zvicër.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com