DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani pranon letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi

2 Prill 2025
A A
Osmani pranon letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, ku edhe ka pranuar letrat kredenciale.

Gjatë takimit, Osmani e ka uruar Ambasadoren Bardi për emërimin e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të El Salvadorit ndaj Kosovës.

Komunikata:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Ambasadoren Bardi për emërimin e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të El Salvadorit ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani solli në vëmendje vizitën e saj në El Salvador vitin e kaluar me rastin e inaugurimit presidencial, duke shprehur admirimin për progresin e këtij shteti. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.

Duke vlerësuar udhëheqjen e Presidentit Nayib Bukele, Presidentja Osmani nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm të El Salvadorit në siguri, rritje ekonomike dhe zhvillim të sektorit të turizmit. Ajo theksoi se si Kosova dhe El Salvadori janë renditur ndër vendet më të sigurta në botë, duke rritur kështu atraktivitetin për investime dhe turizëm.

Në këtë drejtim, u identifikuan mundësi për bashkëpunim në sektorët e teknologjisë së informacionit, inovacionit, ekonomisë, mbrojtjes, arsimit dhe turizmit. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e promovimit të investimeve të sektorit privat, nxitjes së ndërmarrësisë dhe organizimit të forumeve ekonomike për t`i afruar bizneset dhe institucionet e të dy shteteve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 799)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com