Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë, Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Zsuzsanna Nagy.
Gjatë takimit zyrtar në Presidencë, Presidentja Osmani theksoi synimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dypalësh me Hungarinë në të gjitha fushat.
Ajo ritheksoi rëndësinë e mbështetjes hungareze për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap thelbësor për proceset integruese.
Osmani nënvizoi se integrimi euro-atlantik i Kosovës është në interes të qytetarëve të vendit, të rajonit dhe të të gjithë kontinentit evropian.
