DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative

21 Maj 2025
A A
Osmani: Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative
Share on Facebook

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vazhdimisht e ka ngritur zërin për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media në Zvicër, ajo ka theksuar se Serbia duhet të respektojnë të drejtat e shqiptarëve atje, dhe se duhet të bëjë të njëjtën gjë që bën Kosova me komunitetet jo shumicë.

“Dihet mirëfilli edhe është konfirmuar në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raportet e Parlamentit Evropian se ajo çfarë është duke ndodhur në Serbi ndaj shqiptarëve është spastrim etnik me mjete administrative. Këtë e bëjnë duke i larguar nga listat e votuesve, duke i lënë pa nënshtetësi dhe ka edhe shumë shkelje të të drejtave të tjera fondamentale të cilat janë në kundërshtim të plotë me detyrimet ndërkombëtare që Serbia i ka marrë nëpërmjet konventave ndërkombëtare”.

“Siç, e dini zërin e kam ngritur për këtë çështje nga Këshilli Evropian dhe deri tek Parlamenti Evropian, këtë e bëjmë në arenën ndërkombëtare vazhdimisht. Në Kosovë jemi shembull, jo vetëm i mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë, por në të njëjtën kohë dhënies së të drejtave që është zor të gjinden në shtetet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Kushtetutës sonë. Në anën tjetër në Serbi kemi një sistem represiv”.

“Reciprociteti i të drejtave është diçka që unë e kam përkrahur më shumë se një dekadë. Sepse kjo do të nënkuptonte se aq të drejta sa kanë pakicat në Kosovë, aq të drejta do të duhej t’u jepen shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kjo është diçka që është refuzuar vazhdimisht nga Serbia, e cila nuk ka treguar ndonjë interesim për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi për të mos kërkuar mbrojtjen e të drejtave për shqiptarët”, tha Osmani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 640)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com