DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani u ndan medalje nderi tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

18 Prill 2025
A A
Osmani u ndan medalje nderi tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot me medaljen presidenciale “Nderi i Republikës” tre nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë – Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahirin dhe Ramadan Nishorin.

Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, Osmani tha se këta persona janë zëri i së vërtetës dhe simbol i guximit që ka sfiduar heshtjen për dekada.

“Ka njerëz që me guximin e tyre të lënë pa fjalë. Këta tre individë janë emra të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë,” tha Osmani.

Vasfije Krasniqi, e para grua që foli publikisht për përjetimet e saj, u bëri thirrje viktimave të tjera të kërkojnë drejtësi dhe të mos heshtin më.

Ndërkohë, Shyrete Tahiri falënderoi presidenten për mbështetjen dhe theksoi se “kur ka drejtësi, ka paqe”.

Ramadan Nishori, viktima e parë mashkull që ka rrëfyer hapur dhunën që ka përjetuar, tha se është mirënjohës për përkrahjen e popullit.

Sipas të dhënave, gjatë luftës në Kosovë janë raportuar deri në 20 mijë raste të dhunës seksuale, por vetëm rreth 2 mijë persona kanë fituar statusin e të mbijetuarit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 893)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com