DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OVL UÇK kërkon hetim të plotë ndaj Shehollit: Të zbulohet nëse BIA mblodhi materiale për luftën e UÇK-së

26 Gusht 2026
A A
OVL UÇK kërkon hetim të plotë ndaj Shehollit: Të zbulohet nëse BIA mblodhi materiale për luftën e UÇK-së
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh për Serbinë, duke kërkuar që rasti të mos trajtohet vetëm si çështje e përgjegjësisë individuale, por edhe si çështje e sigurisë kombëtare të Kosovës.

OVL UÇK ka kërkuar që të gjurmohet çdo lidhje që mund të çojë në zbulimin e “rrjeteve më të gjera”.

“OVL UÇK kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të mos trajtohet thjesht si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare të Kosovës. Respektojmë prezumimin e pafajësisë; fajësia vërtetohet vetëm përmes procesit gjyqësor të pavarur, profesional dhe transparent. Por akuzat për spiunazh dhe shantazh, përfshirë bashkëpunimin e supozuar me BIA-n e Serbisë, i detyrojnë institucionet të gjurmojnë çdo kontakt, ndërmjetës, burim, komunikim, lidhje financiare dhe marrës të materialeve të ndjeshme. Nëse provat zbulojnë rrjete më të gjera, ato duhen shpërbërë pa hezitim. Kosova nuk duhet të tolerojë struktura të fshehta që grumbullojnë informacione, formësojnë narrativa apo u shërbejnë interesave të huaja kundër sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial”, thuhet në reagim.

OVL UÇK ka kërkuar gjithashtu që institucionet të verifikojnë nëse shërbimet inteligjente armike kanë mbledhur, përcjellë apo shfrytëzuar materiale që lidhen me luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Institucionet duhet të vërtetojnë gjithashtu nëse shërbimet inteligjente armike kanë mbledhur, përcjellë apo shfrytëzuar materiale për luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo nuk e barazon aktakuzën ndaj Shehollit me proceset pranë Dhomave të Specializuara; kjo kërkon qartësi mbi origjinën, përcjelljen, kontekstin dhe përdorimin e materialeve që mund të sjellin pasoja politike, institucionale apo gjyqësore.

Beteja për mbrojtjen e të vërtetës së UÇK-së nuk përfundoi më 12 qershor 1999. Ajo vazhdon kundër luftës hibride, propagandës dhe shtrembërimit të qëllimshëm të historisë mbi të cilën ngrihet ky shtet.

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duhet të ndjekin provat kudo që të çojnë. Kosova ka të drejtë të dijë kush punoi kundër saj, përmes cilave kanale dhe në interes të kujt”, thuhet në reagim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com