DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

17 Maj 2026
A A
Kryetari i OVL-UÇK-së: Protesta e radhës në Shkup, Hagës i përgjigjemi me zë të fuqishëm
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar sot me respekt dhe krenari të thellë fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të 17 majit 1999, duke e cilësuar atë si një ndër ngjarjet më të lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës.

Në një aktivitet përkujtimor të mbajtur në Kompleksi Memorial i Jabllanicës, përfaqësues të OVL UÇK-së dhe qytetarë kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve që ranë për lirinë e vendit.

Sipas deklaratës së OVL UÇK-së, kjo ditë shërben si kujtesë dhe nderim për burrat dhe gratë që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, duke mbetur frymëzim i përhershëm për brezat e rinj dhe udhërrëfyes në ruajtjen e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Fitorja e Jabllanicës ishte dëshmi e forcës, guximit dhe idealit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur Kosova ende nuk ishte çliruar tërësisht, ndërsa jehona e saj u shtri në mbarë vendin deri në ardhjen e lirisë”, thuhet në mesazhin e organizatës.

Në fund të përkujtimit, OVL UÇK ka shprehur mirënjohje dhe respekt të përhershëm për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës çlirimtare, duke uruar edhe Ditën e Çlirimit për Jabllanicën.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare. Urime Dita e Çlirimit, Jabllanicë!”, thuhet në deklaratë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 732)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com