DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999

15 Maj 2026
A A
OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim urgjent, ku sipas tyre është diskutuar për “përkeqësimin e klimës së sigurisë” pas angazhimit të njësive speciale në një incident që e cilësuan si “zënkë të zakonshme e pa pasoja të rënda”.

Në reagimin e tyre, OVL-UÇK theksoi se strukturat e sigurisë së Kosovës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo për të marrë pjesë në “shtetrrethime dhe ngjallje frike”.

Ata iu drejtuan edhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me thirrjen që të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga, siç u shprehën, “urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albin Kurti dhe banda e tij”.

“Të jemi të qartë. Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës. Me këtë rast u drejtohemi pjesëtarëve të Policisë të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albini Kurti dhe banda e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas OVL-UÇK-së, nëse uniforma e Kosovës shndërrohet në instrument për vendosjen e “tiranisë së regjimit”, atëherë përgjegjësia nuk mbetet vetëm te urdhërdhënësit, por bëhet edhe personale.

Organizata deklaroi po ashtu se, “në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe rendit kushtetues”, do të pengojë “me çdo mjet” çdo individ apo organizim politik që tenton të vendosë diktaturën.

Në komunikatë u theksua se “diktatura mori fund në qershor të vitit 1999”, ndërsa u shtua se veteranët janë të gatshëm të sakrifikohen gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe shtetit.

“Kushdo që tenton ta vë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi. Të gatshëm gjithmonë të sakrifikohemi në mbrojtje të lirisë dhe shtetit që ka në themele mundin e luftëtarëve e gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 610)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 759)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (351)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com