DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme

14 Maj 2026
A A
Kryetari i OVL-UÇK-së: Protesta e radhës në Shkup, Hagës i përgjigjemi me zë të fuqishëm
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime trupore. Ai ka thënë se është sulmuar nga Lushtaku “dhe banda e tij”.

Në reagim u dënua ashpër “gjuhëa fyese” e përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare.

OVL e UÇK-së tha se “të quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese”.

“Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet”.

“Ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre, nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës”, tha kjo organizatë në reagimin në Facebook.

OVL e UÇK-së kërkoi që çdo subjekt politik dhe mbështetësit e tyre të distancohen qartë dhe menjëherë nga një gjuhë e tillë.

“Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare. Kushdo që e shkel këtë kufi, do të përballet me përgjigjen tonë të vendosur, publike dhe të pakompromis”, tha OVL e UÇK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 614)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 804)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (353)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com