DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen

15 Janar 2026
A A
Pacolli shkruan për ziliqarët: Edhe Zoti ia mbyll dyert e suksesit atij që nuk di të gëzohet për të tjerët
Share on Facebook

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit, duke siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka fituar mbi 50% të votave, duke e konsoliduar pozicionin e saj si parti kryesore në skenën politike.

Partitë opozitare, kanë regjistruar rezultate më të dobëta, duke u vendosur në pozita të ndryshme strategjike për koalicione të mundshme.

Fitore të dukshme ka pasur edhe pjesëmarrja e diasporës, e cila ka favorizuar në masë të madhe LVV-në, duke e ndikuar rezultatin përmes votës nga jashtë vendit.

Lidhur me rezultatin zgjedhor, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në një prononcim tha se suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nuk duhet parë si pasojë e vetme e mirëqeverisjes.

Pacolli ka deklaruar se çdo subjekt politik ka obligim ndaj shtetit dhe duhet të veprojë mbi bazën e interesit shtetëror.

“Unë nisem nga supozimi se çdo person apo parti politike ka obligime ndaj vendit dhe duhet të veprojë, para së gjithash, në frymën e interesit shtetëror. Çdo interes tjetër vjen pas tij. Kur flasim për rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk duhet të besojmë se ai ishte vetëm produkt i mirëqeverisjes”, tha ai.

Sipas tij, edhe rezultati i VV-së është ndikuar ndjeshëm nga narracioni patriotiko-popullist i kryeministrit Albin Kurti.

“Këtij rezultati i është shtuar edhe narracioni patriotiko-populliste e Albin Kurtit, i cili ka pasur ndikim të madh te diaspora”, u shpreh Pacolli.

Ai ka thënë se diaspora është ndikuar nga Kurti.

Pacolli ka shtuar se edhe koha e mbajtjes së zgjedhjeve ka shkuar në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pjesa ma e madhe  e diasporës nuk është e interesuar për problemet e përditshme të qytetarëve në Kosovë, por mendimi qe rrjedhe nga emocionet e tyre patriotike kryesisht për narrativen   “antiserbe” të Albin Kurtit. Edhe data e zgjedhjeve ishte, në një farë mënyre, “bingo” për Vetëvendosjen”, ka thënë Pacolli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com