DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Po na bëhet vetëgjyqësi kriminale, policia po dështon të na mbrojë investimin 90 milionë euro

19 Maj 2026
A A
Pacolli shkruan për ziliqarët: Edhe Zoti ia mbyll dyert e suksesit atij që nuk di të gëzohet për të tjerët
Share on Facebook

Situata në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës mbetet e tensionuar. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në profilin e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, Ekipi Ligjor i shoqërisë Mabco Constructions S.A. ka denoncuar atë që e quan “vetëgjyqësi të pastër kriminale” nga ana e ortakut minoritar, Valon Ademi.

Sipas deklaratës, rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të Mabco-s – kompani e cila zotëron 98% të kuotave të konsorciumit dhe ka investuar mbi 90 milionë euro direkte – po pengohen fizikisht të hyjnë në kantier për të dytën herë.

Ekipi ligjor sqaron se vendimi gjyqësor i pretenduar në media nga pala tjetër pezullon vetëm përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri (çështje që ndodhet në Gjykatën e Lartë), por asnjë vendim nuk e ndalon kompaninë të hyjë në pronën e vet.

Njoftimi i plotë:

Sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme, plotësisht e paligjshme me VETËGJYQËSI të Valon Ademit.

Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., ortakut mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitorit kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur.

Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valon Ademi dhe i shperndare ne media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

ASNJË vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier.

Ky ndalim i njëanshëm dhe arbitrar është vetëgjyqësi e pastër kriminale nga ana e z. Valon Ademi dhe ortakut minoritar 2%, e kryer nëpërmjet administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi.

Mabco Constructions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkontraktor i shoqërisë VIA, siç tregohet qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kontratës së Koncesionit. Mabco është ortaku mazhoritar, investitori kryesor, financuesi real dhe subjekti që përmbush kriteret teknike, financiare dhe operacionale mbi të cilat është dhënë vetë koncesioni.

Është detyrë ligjore e autoriteteve qeveritare dhe e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të lejojnë dhe të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të Kontratës së Koncesionit.

Mosveprimi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendimi arbitrar të një ortaku me vetëm 2% të kuotave përbën qartazi mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit shqiptar.

Ekipi ynë ligjor ka njoftuar sërish dje Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë situatë të rëndë dhe për dështimin e Policisë së Vlorës që, edhe sot, nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar nga Mabco.

Referuar nenit 1.1 të Kontratës së Koncesionit, Autoritet Kompetent nënkupton “çdo autoritet, ministri, agjenci, inspektorat, departament, gjykatë, gjykatë arbitrazhi, agjenci administrative ose komision, ose ndonjë organ tjeter qeveritar, bashkie, administrativ ose ent rregullator, (në secilin rast deri në masën ku secila nga të mësipërmet ka juridiksion mbi secilën ose të gjitha Palët, këtë Kontratë dhe/ose çështje të kësaj Kontrate).” Në këtë definicion është edhe Policia e Shtetit dhe referuar nenit 13.1, veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, duke mos garantuar madje duke penguar aksesin e shoqërisë Mabco në pronën e saj, përbën Veprim Material të Pafavorshëm Qeveritar në dëm të një investitori të huaj.

Ne presim nga autoritetet kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për:

– të ndalojnë këtë vetëgjyqësi kriminale;

– të garantojnë aksesin e plotë dhe të papenguar të punonjësve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve tanë në kantier;

– të mbajnë të paprekur terminalin dhe veprën e ndërtuar nga Mabco.

Mabco Constructions S.A. kërkon të besojë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja dhe jo në VETËGJYQËSI kriminale të Valon Ademit. Do të vazhdojmë të ushtrojmë të gjitha të drejtat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo personi ose subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin kombëtar të projektit.

Ekipi Ligjor i Mabco Constructions S.A.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 647)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com