DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pacolli po e vëzhgon situatën nga periferia: Kosovën po e dëmtojnë interesat klanore e personale

15 Maj 2026
A A
Pos Haradinajt, edhe Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
Share on Facebook

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si po funksionon skena politike.

Ai ka thënë se po e vëzhgon situatën “nga periferia” dhe në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Pacolli, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ish-shef i diplomacisë dhe ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve.

“Unë, nga periferia, po e vëzhgoj situatën në mënyrë neutrale dhe vetëm nga aspekti i interesit të qytetarëve dhe të vendit. Dua të them se jam tepër i zhgënjyer, sepse e kam kuptuar dhe e shoh qartë se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve, të Kosovës, imazhit të saj dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai për Front Online.

Ai ka shtuar se qytetarët tashmë mund ta kuptojnë pse, sipas tij, nuk arriti t’i realizojë synimet e veta politike.

“Shpresoj shumë që qytetarët tani po e kuptojnë pse unë nuk arrita t’i realizoj synimet e mia, të cilat ishin vetëm në interes të qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe të shtetit. Nuk arrita në këtë mision sepse isha i vetmuar dhe vota e qytetarit nuk ma mundësoi që në Kosovë të instalohej filozofia e ndershmërisë, respektit ndërnjerëzor, meritokracisë, tolerancës, imazhit pozitiv dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh ish-Presidenti Pacolli.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 612)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 773)
  • Opinione (47)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (351)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com