Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë miqësore me Kryeministrin e Kurdistanit, Dr. Masrour Barzani, në Erbil, ku është diskutuar për çështje të ndryshme dhe është shënuar fillimi i punimeve të një projekti të madh zhvillimor.
Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se projekti “BOULEVARD” parashikon ndërtimin e 2,500 shtëpive luksoze, infrastrukturën përkatëse, një Shopping Center, qendra edukative, sportive dhe rekreative, si dhe hotelin luksoz Swiss Diamond Boutique Hotel me 250 dhoma.
“Një vizitë miqësore te Kryeministri i Kurdistanit, Dr. Masrour Barzani, në Erbil.
Gjatë takimit u diskutua për çështje të ndryshme por edhe u shënua fillimi i punimeve për krijimin e qytetezës moderne ‘BOULEVARD’, një projekt ambicioz që parashikon ndërtimin e 2,500 shtëpive luksoze, së bashku me infrastrukturën përkatëse, një Shopping Center, qendra edukative, sportive dhe rekreative, si dhe hotelin luksoz Swiss Diamond Boutique Hotel me 250 dhoma.
Vlera e përgjithshme e investimit parashikohet të tejkalojë 400 milionë euro, duke e bërë këtë një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit urban dhe turistik në rajon”, ka shkruar Pacolli
