DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pakënaqësitë në LDK, lajmërohet Paris Guri- Godet disa nga bashkëpartiakët e tij

18 Qershor 2026
A A
SMS-i i Qeverisë Kurti, deputeti i LDK-së: Nuk blihen studentët me 100 euro
Share on Facebook

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka goditur disa nga bashkëpartiakët e tij të cilët po kërkojnë reforma të brendshme në këtë subjekt politik.

Guri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ata që po kërkojnë reforma në LDK, siç u shpreh ai, i dëgjon nëpër qoshe duke folur me pesimizëm për partinë.

“Interesante se si, për tri palë zgjedhje radhazi, sapo përfundon procesi zgjedhor, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës. Nuk i sheh në terren, nuk i sheh në organizim, nuk i sheh në asnjë betejë politike. Përkundrazi, i dëgjoje nëpër qoshe duke folur me më shumë pesimizëm për LDK-në sesa vetë kundërshtarët tanë”, ka thënë ai.

Guri thotë se LDK’ja u rrit “kur shumë të tjerë kishin zgjedhur vetëm të komentonin dhe të prisnin fundin e procesit për t’i bërë publike po ato komente”.

Bashkëpartiaku i Gurit, Arben Gashi, ka kërkuar reforma të brendshme në LDK pas procesit zgjedhor.

“Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë”, ka shkruar mbrëmë Gashi në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 914)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com