DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pamje nga aksioni kundër mashtrimeve përmes platformave të investimeve, arrestohen tre persona

3 Nëntor 2026
A A
Pamje nga aksioni kundër mashtrimeve përmes platformave të investimeve, arrestohen tre persona
Share on Facebook

Në kuadër të një hetimi për veprimtari të dyshuar kriminale përmes qendrave të thirrjeve dhe platformave të rreme të investimeve, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit nga Drejtoria Ekonomike dhe ajo Kibernetike në Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion në pesë lokacione në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Ferizajt.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar tre persona M.P., I.H., dhe F.Z., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike dhe mashtrimit kompjuterik.

Operacioni i zhvilluar në Kosovë, është pjesë e një operacioni ndërkombëtar, në kuadër të të cilit janë zhvilluar urdhër- kontrolle edhe në Shqipëri, Qipro, Izrael, Finlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në Kosovë janë sekuestruar përkohësisht:

vetura, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, tre të pandehurit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas dyshimeve të deritanishme, personat e përfshirë, duke u paraqitur si agjentë apo ndërmjetës financiarë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë, kryesisht gjermanishtfolës, duke i nxitur të transferonin mjete financiare për investime të pretenduara në instrumente financiare dhe kriptovaluta.

Fitimet e paraqitura në platformat përkatëse dyshohet se ishin fiktive, ndërsa mjetet e transferuara nuk investoheshin sipas premtimeve të dhëna.

Operacioni në Kosovë, është realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit prezent ishin: prokurori nga Prokuroria Speciale, nga Prokuroria në Gjermani së bashku me hetues, dhe ekspert te kibernetikës nga Europol.

Ndërsa bashkëpunimi ështe lehtësuar, edhe nga Eurojust.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com