DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

5 Korrik 2026
A A
Parashikimi i motit për ditët e fundjavës
Share on Facebook

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.

Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.

Të hënën dhe të martën mundësi për riga lokale shiu kryesisht te izoluara. Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat vende-vende mund te sjellin ndonje rigë lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Ditën e martë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranesirat gjate dites , kryesisht pasdite mund te sjellin ndonje rigë.Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet 26 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 647)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com