DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parashikohen stuhi, breshër e përmbytje – Agjencia për Menaxhimin Emergjent del me apel për qytetarët

22 Korrik 2026
A A
Ndryshim i situatës meteorologjike javën e ardhshme, mundësi për reshje dëbore
Share on Facebook

Agjencia për Menaxhimin Emergjent kanë bërë një apel për kujdes dhe gatishmëri të shtuar pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik për përkeqësim të motit.

“Mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe udhëzimeve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta”, thuhet në njoftim.

Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme janë përmbytje të shpejta lokale në zonat ku do të ketë reshje intensive, dëmtime të objekteve, automjeteve, infrastrukturës dhe kulturave bujqësore, sidomos nga breshëri.

“Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike. Pengesa në sistemet e telekomunikacionit. Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët”, thuhet në njoftim.

Qendra për Menaxhim Emergjent ka dhënë edhe udhëzime për qytetarët.

• Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;

• Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;

• Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;

• Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Për çdo rast emergjent, kontaktoni pa pagesë:

• Qendra Operative Emergjente: 112

• Policia e Kosovës: 192

• Zjarrëfikësit: 193

• Ndihma e Shpejtë: 194

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com