DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

9 Korrik 2026
A A
Mbetet në fuqi aktakuza për rastin “Banjska”, Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk pritet së shpejti, ndërsa opozita e cilëson rezolutën e Parlamentit Evropian si goditjen më të rëndë deri më tani për pushtetin në Beograd.

Nga institucionet e Bashkimit Evropian po vijnë lajme jo të mira për rrugën evropiane të Serbisë. Një nga rezolutat më të ashpra të Parlamentit Evropian për Serbinë, si dhe mungesa e konsensusit për hapjen e Klasterit 3 në negociatat me BE-në, e konfirmojnë këtë mesazh.

Parlamenti Evropian kritikoi sundimin e ligjit, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi e ka kuptuar mesazhin e Brukselit, por se zgjerimi nuk varet vetëm nga meritat.

“Nuk besoj se Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt. Ka çështje që lidhen me Kosovën dhe me marrëdhëniet me Rusinë e Kinën. Ne bëmë gjithçka që kërkoi Komisioni Evropian, por nuk mund ta ndryshojmë vullnetin politik. Na mbetet vetëm të shpresojmë”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për krizën politike në Serbi, duke i bërë thirrje Beogradit të harmonizohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në lidhje me Rusinë.

Sa i përket Kosovës, u përsërit kërkesa për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare nuk arritën konsensus për hapjen e Klasterit 3, gjë që opozita e konsideron si mesazhin më kritik të deritanishëm të Brukselit drejtuar autoriteteve në Beograd.

“Rezoluta flet në mënyrë jashtëzakonisht të saktë dhe të ashpër për shkeljen e të drejtave të qytetarëve, korrupsionin, shkatërrimin e institucioneve, lirisë së mediave dhe kushteve zgjedhore. Kjo është një ditë e madhe për qytetarët e Serbisë dhe një ditë shumë e keqe për regjimin e Vuçiqit”, theksoi Borko Stefanoviq, nënkryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë.

Sipas ekspertëve për integrimet evropiane, kjo rezolutë konfirmon se Bashkimi Evropian prej vitesh i përsërit të njëjtat vërejtje ndaj Serbisë, ndërsa në fushat kyçe të reformave ende nuk ka përparim të dukshëm.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 840)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (355)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com