DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Partia Guxo mbron Gërvallën: A po goditet për vendimin e Hagës apo për ligjin e pasurisë së pajustifikueshme?

19 Shtator 2026
A A
‘Hajvan e kemi quajtur vetëm njërin’: 5 perla nga deklarimi i Donika Gërvalles sot
Share on Facebook

Partia Guxo ka reaguar ndaj kërkesave për dorëheqjen e Donika Gërvallës nga pozita e ministres, të cilat u shpeshtuan pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Nga kjo parti kanë deklaruar se dënimet drakonike që nxitën reagimin e madh popullor nuk mund të ndreqen përmes linçimeve politike e publike, por vetëm përmes një beteje të pastër juridike.

Po ashtu, nga Partia Guxo kanë ngritur pyetjen se pse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë i GUXO-s:

Drejtësi po, manipulim politik jo

Shqetësimi i qytetarëve për dënimet e fundit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është i arsyeshëm dhe tërësisht legjitim. Protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet me respektin më të madh.

Megjithatë, dënimet drakonike që nxitën këtë reagim të madh popullor nuk mund të ndreqen përmes linçimeve politike e publike, por vetëm përmes një beteje të pastër juridike. Gjykata e Apelit, si nivel i dytë, mbetet rruga e vetme e duhur për adresimin institucional të këtij problemi.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave, lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi mbetet gjithmonë e drejtë dhe e shenjtë.

Në këtë kontekst, pyetja shtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë: pse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e mbështetën Gjykatën Speciale? Sot, zhurmës së akuzave dhe baltosjeve u prijnë pikërisht ata që nëpër studio televizive e jashtë tyre kërkonin burgosje, lexonin lista me emra dhe ushtronin presione të pashembullta që ky ligj të votohej në Kuvend.

Është e papranueshme që, në vend të një analize mbi bazën e fakteve dhe veprimeve konkrete se pse erdhi situata deri këtu, po tentohet të linçohet politikisht Zëvendëskryeministja dhe Ministrja Donika Gërvalla si një “fajtore” për këtë.

Linçimi publik dhe baltosja e pashembullt, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike të personaliteteve të njohura kombëtare.

Prandaj, Partia Guxo ngre pyetjen: prej nga kjo ringjallje e fantazmave të listave për likuidime, të viteve 97, 98, 99?Këto zhvillime ngrenë dyshime të mëdha: a po dëshmohet se në Kosovë ende nuk mund të zhvillohen procese gjyqësore të pavarura, pa presione politike dhe ndërhyrje të jashtme? Cili është mesazhi që këto fushata dhe protesta kundër institucioneve të drejtësisë i transmetojnë botës?

Shoqëria jonë duhet të vendosë nëse kërkon drejtësi vetëm kur ajo përkon me interesat e ngushta politike, a po kërkon një drejtësi të bazuar rreptësisht mbi kutet e ligjit apo mbi kutet e grupeve të cilat ligjin e konsiderojnë pronë?

Partia Guxo është e bindur: Drejtësia nuk guxon të përdoret kurrë si një instrument i luftës së brendshme politike.

Dhe fund, duhet të pyesim: sulmet ndaj Donikës kanë të bëjnë me Hagën apo ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme? Ofendimet e sotme në portale e vërtetojnë që kjo e dyta është e vërteta.

Prandaj:

Shqetësim qytetar, po.

Protestë, po.

Llogaridhënie, po.

Linçim politik, në asnjë mënyrë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 723)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 363)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (189)
  • Sport (430)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com