DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, në Serbi shfaqet grafiti kërcënues: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

10 Gusht 2026
A A
Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, në Serbi shfaqet grafiti kërcënues: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Share on Facebook

Një tjetër mesazh kërcënues ndaj Kosovës është shfaqur në Serbi, vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për lumin Ibër.

Grafiti me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është vendosur në Peruçac, në zonën e Bajina Bashtës, në një mur përgjatë rrugës në drejtim të Mitrovacit në Tarë.

Mbishkrimi është shkruar me shkronja të mëdha dhe me ngjyrat e flamurit serb. Sipas raportimeve të mediave lokale serbe, grafiti është shfaqur më 9 gusht.

Shfaqja e këtij mesazhi ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Vuçiq bëri deklarata lidhur me lumin Ibër dhe mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së tij.

“Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, ka deklaruar Vuçiq.

Ky nuk është rasti i parë që në Serbi shfaqen grafite me mesazhe të tilla. Mbishkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë ndër vite në lokacione të ndryshme në Serbi, përfshirë edhe Beogradin.

Në vitin 2023, grafite të tilla ishin vendosur edhe në rrethojën e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ndërsa mesazhe të ngjashme janë shfaqur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit serb dhe në veri të Kosovës.

Grupi kryesor i tifozëve të Crvena Zvezdës kishte pretenduar më herët se kishte realizuar shumicën e këtyre grafiteve me shpenzimet e veta, ndërsa kishte deklaruar se grafiti i parë i tillë ishte realizuar nga tifozët e Partizanit.

Ndërkohë, deklaratat e fundit të Vuçiqit për lumin Ibër kanë shkaktuar reagime, pasi ai tha se Serbia po mbledh ekspertë të ndërtimtarisë dhe inxhinierë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 211)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (405)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com