DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas raportimit për lokalin në Hotel Therandë, reagon Shaqir Totaj: Janë marrë të gjitha lejet, konstruksioni po largohet

16 Korrik 2026
A A
Pas raportimit për lokalin në Hotel Therandë, reagon Shaqir Totaj: Janë marrë të gjitha lejet, konstruksioni po largohet
Share on Facebook

Pas raportimit lidhur me dyshimet për mungesë të pëlqimeve të nevojshme dhe vendosjen e një konstruksioni metalik në një lokal të ri brenda zonës së mbrojtur të Hotel Therandës në Prizren, ka reaguar kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sinjali raportoi se investimi, i cili sipas burimeve lidhet me djalin e kryetarit Totaj, ishte bërë objekt i interesimit të institucioneve për shkak se një strukturë metalike ishte vendosur pa pëlqimet e nevojshme në një zonë me mbrojtje të veçantë të trashëgimisë kulturore.

Totaj ka konfirmuar se djali i tij është aksionar në lokalin në fjalë, por ka sqaruar se nuk do të ketë rol në menaxhimin e përditshëm të biznesit dhe nuk do të ushtrojë kompetenca ekzekutive.

Totaj ka deklaruar se për lokalin janë siguruar pëlqimet dhe miratimet e nevojshme nga institucionet përkatëse, përfshirë Komunën e Prizrenit dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK).

“Për lokalin në fjalë janë marrë pëlqimet dhe miratimet e nevojshme. Të gjitha procedurat janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe janë respektuar kërkesat ligjore e institucionale që vlejnë për zonën e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit”, ka deklaruar Totaj.

Duke folur për konstruksionin metalik që ishte bërë objekt i raportimit, kryetari i Prizrenit ka thënë se elementet në pjesën e jashtme kanë qenë të përkohshme dhe se janë duke u larguar nga hapësira.

Raportimi ngriti dyshime se në kuadër të përgatitjeve për hapjen e lokalit ishte vendosur një konstruksion metalik pa pëlqimet e kërkuara, duke kërkuar sqarime nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, Totaj ka insistuar se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe se nuk ka pasur shkelje të kërkesave institucionale për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Prizrenit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 625)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 105)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com