DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas Samitit, Rama: Diskutuam për një Evropë të re, vendosëm për investime në disa sektorë

16 Maj 2025
A A
Pas Samitit, Rama: Diskutuam për një Evropë të re, vendosëm për investime në disa sektorë
Share on Facebook

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologja e tij daneze, Mette Frederiksen, dolën në një konferencë të përbashkët për media pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE), që u mbajt këtë të enjte në Tiranë.

Ngjarja mblodhi liderët më të lartë të kontinentit, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e përbashkët të Evropës dhe sfidat me të cilat po përballet rajoni.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh krenar për mikpritjen e këtij eventi të rëndësishëm në kryeqytetin shqiptar, duke e cilësuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

“Jemi mbledhur bashkë liderët e Europës për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur për një Evropë të re për një botë të re – që ishte dhe titulli kryesor i këtij Samiti,” deklaroi ai.

Sipas Ramës, ky samit rikonfirmoi përkushtimin e përbashkët për të mbrojtur dhe forcuar vlerat që e karakterizojnë projektin evropian.

Ai theksoi nevojën për të investuar më shumë në fusha strategjike dhe për ta bërë Komunitetin Politik Evropian një platformë funksionale edhe për shtetet që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Diskutuam sesi mund të investojmë më shumë në novacion dhe në ato fusha që i përkasin komunitetit politik evropian, përfshirë edhe vendet që ende nuk janë pjesë e BE-së,” tha Rama.

Në këtë takim u vendos që Danimarka të marrë stafetën për organizimin e ardhshëm të kësaj iniciative, ndërkohë që do të krijohet një skuadër koordinuese nën mbikëqyrjen e Zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian.

“Ne përfaqësojmë një treg prej 600 milionë qytetarësh dhe kemi për detyrë ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate konkrete,” përfundoi Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com