DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën

16 Shtator 2025
A A
Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën
Share on Facebook

Vetëm tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan pa afat “Dialogun Strategjik”, një aleat tjetër kyç i Kosovës i dha një goditje me tone po aq serioze Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë.

Gjermania paralajmëroi se akte si mbyllja e Fondit të Pensioneve dhe Sigurimit Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut “tendosin marrëdhëniet tona dypalëshe gjermano-kosovare.”

Michael Reiffenstuel, drejtor për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, reagoi me tone të ashpra në platformën X, duke e cilësuar veprimin e autoriteteve të Kosovës si shqetësues.

Reiffenstuel kërkoi vetëpërmbajtje nga hapa të tillë, teksa kujtoi se veprime të tilla “bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj BE-së.”

“Bëjmë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht mbi vetë qytetarët e Kosovës, bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj BE-së dhe tendosin marrëdhëniet tona dypalëshe gjermano-kosovare.” – shkroi ai.

Paralajmërimi i Gjermanisë vjen vetëm pak ditë pasi ShBA-ja vendosi të puzullojë Dialogun Strategjik me Kosovën – dhe atë deri në një kohë të pacaktuar.

“Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për kohë të pacaktuar Dialogun e tyre të planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimit rreth veprimeve të qeverisë në detyrë, të cilat i kanë rritur tensionet dhe jostabilitetin, duke e kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta” – thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

ShBA përmendi se veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur ndër vite, duke e komprometuar mjedisin e bashkëpunimit.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën është e mbështetur në një qëllim të përbashkët: fuqizimi i paqes dhe stabilitetit si një bazë për mirëqenie të përbashkët ekonomike. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite”.

Vendimin e institucioneve të Kosovës për të mbyllur zyret e fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale në veri të Kosovës, i dënoi të shtunën edhe Bashkimi Evropian, duke e cilësuar këtë “si një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria.”

“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në deklaratë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com