DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas zgjedhjeve, BE pret që Kosova të ketë qeveri me shumicë të fortë në Kuvend dhe të aftë për kompromise

7 Maj 2026
A A
Për heqje të masave BE-ja thotë se do të punojë me qeverinë e re
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar nevojën për kompromis politik ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Palatova tha se Bashkimi Evropian pret që Kosova të krijojë një qeveri stabile dhe me shumicë të fuqishme parlamentare, në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane.

“Duhet të shohim një formim të shpejtë të institucioneve, me një qeveri që ka shumicë të fortë në kuvend, që ka aftësi të gjenerojë kompromise të shëndetshme ndërpartiake për të zgjedhur presidentin dhe të vazhdojë me reformat”, deklaroi ajo.

Sipas saj, një stabilitet i tillë institucional është i rëndësishëm jo vetëm për funksionimin e brendshëm të vendit, por edhe për avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian.

Palatova vuri theks edhe te karakteri shumetnik i Kosovës, duke e cilësuar atë si një vlerë të rëndësishme për shtetet anëtare të BE-së.

“Së treti, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare. Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu”, tha ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 617)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 917)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (359)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com