DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pasi i dështoi propozimi në KQZ, burri i Albulena Haxhiut eskalon ndaj partive tjera

26 Nëntor 2025
A A
Pasi i dështoi propozimi në KQZ, burri i Albulena Haxhiut eskalon ndaj partive tjera
Share on Facebook

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka esklauar ndaj partive që dje nuk e përkrahen propozimin që diasporës t`i dërgohet fletëvotimet me e-mail.

Ndonëse buxheti i miratuar dje parasheh që diasporës fletëvotimet t`i dërgohen me post, ai ka tentuar të shtrembëroj të vërtetën.

Krasniqi, i cili njihet se burri i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se këto parti po tentojnë ta pamundësojnë votimin e mërgatës përmes postës.

“Sot, koalicioni PLDAKSrpska në KQZ i bashkuan votat për të tentuar ta pamundësojnë votimin e mërgatës përmes postës. Në balotazhin e 9 nëntorit mbi 60% e mërgatës së regjistruar nuk kanë mundur të votojnë, sepse zarfet u kanë shkuar me vonesë, disave po i arrijnë edhe tash derisa zgjedhjet kanë përfunduar ka 2 jave. Të trimëruar nga ky dështim ata janë mobilizuar ta pamundësojnë votimin përmes postës duke refuzuar tu dërgojmë mërgatës fletëvotimet me kode të enkriptuara përmes emailit me datë 12 dhjetor në mënyrë që ata të mund ti dërgojnë pastaj me kohë në kutitë postare në shtetet e tyre para datës 27 dhjetor. Nga komunikimi që sekretariati i KQZ ka bërë me shërbimet postare publike dhe private vërtetohet që dërgimi i zarfeve me fletëvotime nga Kosova konsiderohet i parealizueshëm, ku shumica e zarfeve nuk mund të arrijnë në Kosovë para datës 5 janar”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka pretenduar se partitë tjera po e bllokojnë mërgatën për të ushtruar të drejtën e votimit.

“Pra, shkurt e shqip. Po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese dhe këtë po e bëjnë në koordinim me Listën Serbe. Mirëpo, ata nuk mund ta ndalin mërgatën që të votojë në Kosovë. Andaj, ardhja masive dhe votimi në atdheun tuaj me 28 dhjetor është përgjigja që duhet dhënë boshtit të së keqes në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com