DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë, VV i quan shqetësimet të pabazuara

30 Gusht 2026
A A
Nis regjistrimi i deputetëve të rinj, përgatitet konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar rishikimin e Ligjit të ri për Shtetësinë, duke pretenduar se neni 31 ua mundëson marrjen e shtetësisë së Kosovës personave me prejardhje serbe që kanë jetuar në vend deri në vitin 1998, si dhe pasardhësve të tyre.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky nen është i dëmshëm dhe se ligji duhet të rishikohet urgjentisht pas konstituimit të Kuvendit.

Sipas saj, nga zyrat e gjendjes civile ka informacione se një numër i madh serbësh tashmë po pajisen me shtetësi të Kosovës.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kundërshtoi nenin 31, duke pretenduar se ligji ishte miratuar me procedurë të përshpejtuar dhe pa praninë e opozitës. Ajo kërkoi që dispozita të ndryshohet pas funksionalizimit të Kuvendit.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Parë i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, i cilësoi shqetësimet si të pabazuara. Ai tha se synimi kryesor i ligjit është lehtësimi i rifitimit të shtetësisë për bashkatdhetarët dhe mundësimi i marrjes së saj nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë.

Sipas Dugollit, dispozita e kundërshtuar ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm dhe tashmë është pjesë e normave kushtetuese. Për ndryshimin e saj, tha ai, nevojitet amendamentimi i Kushtetutës, proces që kërkon edhe votat e komuniteteve joshumicë.

Ligji i ri për Shtetësinë u miratua në lexim të dytë më 23 prill 2026, me 69 vota për dhe dy kundër, ndërsa hyri në fuqi më 22 maj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com