DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK-ja për të gjashtën ditë para Qeverisë, Musliu: Nuk do të ndalemi deri në konstituimin e institucioneve

20 Gusht 2026
A A
PDK-ja për të gjashtën ditë para Qeverisë, Musliu: Nuk do të ndalemi deri në konstituimin e institucioneve
Share on Facebook

Që në orët e hershme të mëngjesit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kjo është dita e gjashtë radhazi që partia po qëndron para Qeverisë me kërkesën që deputeti Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, të reflektojë dhe të kthehet në Kuvend për të mundësuar konstituimin e institucioneve.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës, për të gjashtën ditë radhazi, jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurti, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe t’i konstituojë institucionet e vendit, për çka edhe e ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Musliu.

Ajo akuzoi Kurtin se po e keqpërdor besimin e qytetarëve dhe se, sipas saj, ka përqendruar kontrollin mbi institucionet e vendit.

“Mos ta keqpërdor këtë besim. Albin Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe, mbi të gjitha, e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e saj nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e Kuvendit për të bërë konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Musliu theksoi se PDK-ja do të vazhdojë aksionin edhe në ditët në vijim, deri në realizimin e kërkesës së saj.

“Jemi edhe sot për të gjashtën ditë radhazi dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë institucione funksionale, institucione kredibile dhe njerëz të përgjegjshëm që i drejtojnë ato”, përfundoi Musliu.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 663)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com