Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për rastin, duke vënë theksin te siguria e punëtorëve në vendin e punës.
“Brenda vetëm tri ditësh, dy punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën në vendin e punës. Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka. Duhet hetim i plotë, serioz dhe i menjëhershëm për secilin rast, për kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësinë institucionale”, ka shkruar Deliu.
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar duke ngritur pyetje për sigurinë në KEK.
Ajo ka theksuar se brenda tri ditësh kanë humbur jetën dy punëtorë të kësaj korporate dhe ka kërkuar të dihet nëse janë respektuar rregullat e sigurisë dhe kush mban përgjegjësi për to.
“Duhet hetim i plotë, transparencë dhe përgjegjësi. Jo heshtje!”, ka shkruar Musliu.
Musliu ka pyetur se Kush mban përgjegjësi për sigurinë e punëtorëve në KEK? A janë respektuar rregullat e sigurisë? Kush i ka vlerësuar rreziqet dhe çfarë masash janë marrë pas incidentit të parë?
