DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

2 Prill 2025
A A
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit të Kuvendit nga Presidentja e Republikës më 15 prill.

Në kumtësën e kësaj partie thuhet se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, me përjashtim të partive në pushtet (VV, Guxo dhe Alternativa). Ai theksoi se, nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit.

“Në këtë proces, PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike, pa ndërmarrë asnjë veprim bllokues apo përpjekje që do të cenonte funksionimin institucional në seancën konstituive.

Ne kemi objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, si dhe avancimin e procesit të integrimit euroatlantik. PDK-ja ka kapacitetin dhe vizionin për ta çuar Kosovën përpara”, deklaroi Kryetari Krasniqi.

Nga ana e tij, kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ritheksoi përkushtimin e tij për të jetësuar vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Në përfundim të mbledhjes, Partia Demokratike e Kosovës shprehu qëndrimin se vendi duhet të ketë sa më parë institucionet e reja, në mënyrë që të adresohen çështjet kyçe për qytetarët dhe të ecet përpara në përmbushjen e prioriteteve shtetërore.

Para mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot të gjithë deputetët e zgjedhur të PDK-së në një drekë pune. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar në mënyrë të detajuar për përgatitjet dhe qëndrimet e partisë në lidhje me seancën konstituive të 15 prillit, duke u fokusuar në hapat e ardhshëm dhe prioritetet e grupit parlamentar” thuhet në kumtesën e PDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 543)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 438)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com