DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK në Kongresin e ALDE-s: Zëri liberal i Kosovës në Bruksel

25 Tetor 2025
A A
PDK në Kongresin e ALDE-s: Zëri liberal i Kosovës në Bruksel
Share on Facebook

Një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare Bernard Nikaj, deputetja Eliza Hoxha dhe anëtarja e kryesisë Besa Kabashi-Ramaj, ka përfaqësuar partinë në Kongresin e Partisë Evropiane të Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE), i cili po mbahet në Bruksel.

Në kuadër të aktiviteteve të kongresit, deputetja Eliza Hoxha mori pjesë si paneliste në diskutimin e organizuar nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom, me temën “Një vizion i përbashkët liberal për Ballkanin Perëndimor”. Në panel morën pjesë përfaqësues të lartë të partive liberale nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë fjalës së saj, Hoxha theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, promovimit të transparencës dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët liberal për zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Besa Kabashi-Ramaj ishte folëse në Samitin e 10-vjetorit të iniciativës “Alliance of Her”, një ngjarje prestigjioze që shënon një dekadë të promovimit të lidershipit të grave në demokracitë liberale evropiane.

Pjesëmarrja e delegacionit të PDK-së në këto ngjarje nënvizon angazhimin e partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, promovimin e vlerave liberale dhe përfshirjen aktive të Kosovës në debatet për të ardhmen evropiane të rajonit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 107)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (338)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com