DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PDK: Nuk do të lejojmë që VV-ja të vendoset mbi Kushtetutën – do ta ndalojmë

28 Prill 2026
A A
PDK i dërgon letër Haxhiut, ia kërkon emërimin e anëtarit të dytë në KQZ
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë, duke kundërshtuar ashpër përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se veprime të tilla përbëjnë cenim të rendit kushtetues dhe mund ta çojnë vendin drejt, siç u shpreh ai, “anarkisë politike”, me pasoja për stabilitetin institucional.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, ka deklaruar Hamza.

Sipas PDK-së, interpretimi i Kushtetutës sipas interesave ditore politike krijon precedent të rrezikshëm dhe rrezikon themelet demokratike të shtetit.

Nga kjo parti u theksua se Kosova është ndërtuar me sakrificë dhe se çdo veprim që anashkalon rendin kushtetues përbën rrezik serioz për funksionimin demokratik të vendit.

PDK ka paralajmëruar se do të ndërmarrë, siç thuhet, të gjitha veprimet politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës dhe rendit demokratik.

Në fund, partia u bëri thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Ndërkohë, seanca për zgjedhjen e presidentit është shtyrë, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për në orën 19:00.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 534)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 944)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com