Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, foli për takimin e presidentes Vjosa Osmani me partitë politike. Ai tha se shpreson se nga ku takim ët dielt me propozim për rrugëzgjidhje, raporton Ekonomia Online.
“Qëllimi i takimit është arritja e një marrëveshjeje për dakordim dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në momentin kur Kurti ka ftuar partitë politike opozitare për të marrë pjesë në një diskutim, ky takim ka pasur për synim arritjen e një marrëveshjeje për dakordim dhe konstituimin e Kuvendit. Nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë epilogu. Uroj dhe shpresoj nga nga ai takim të dilet me propozim që të jetë rrugëzgjidhja”, tha Peci.

