Ka nisur në Pejë protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.
Në mesin e protestuesve janë edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me këtë rast.
Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.
Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
