Një rast i dhunës në familje është raportuar të marten në Pejë, ku është dashur edhe intervenimi i policisë me ç’rast një person ka përfunduar në pranga.
Ai dyshohet për lëndim të lehtë trupor, ndaj një burri dhe një gruaje.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
