DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

25 Tetor 2026
A A
Sulmi në zemër po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, burrat më të rrezikuar, këto janë simptomat
Share on Facebook

Për gati dhjetë muaj, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 710 ndërhyrje në gji, prej të cilave 319 raste kanë rezultuar me kancer të gjirit.

Drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se ndërhyrjet e tjera kanë përfshirë procedura me gjilpërë dhe biopsi ekscizionale.

Sipas tij, numri i rasteve me kancer të gjirit gjatë viteve 2025 dhe 2026 është i ngjashëm. Megjithatë, duke marrë parasysh rënien e numrit të popullsisë në Kosovë, ai vlerëson se kjo mund të tregojë një tendencë të rritjes së rasteve.

Ndërkohë, numri i rikonstruksioneve të gjirit në QKUK mbetet dukshëm më i ulët.

Kirurgu plastik, Ylber Zenjullahu, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë kryer vetëm 13 rikonstruksione të gjirit, pavarësisht përpjekjeve për të inkurajuar më shumë paciente që t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Ai ka theksuar se që nga fillimi i kryerjes së këtyre ndërhyrjeve janë realizuar gjithsej 80 rikonstruksione, duke e vlerësuar si të suksesshëm rezultatin e tyre.

Kostoja e rikonstruksionit të gjirit në sektorin privat ndryshon në varësi të ndërhyrjes, ndërsa mund të kalojë edhe 3 mijë euro, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 116)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com