DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për 3 muaj, VV-ja shpenzoi 1.73 milion euro – për akomodim mbi 304 mijë euro e për marketing afro gjysmë milioni

24 Prill 2025
A A
Për 3 muaj, VV-ja shpenzoi 1.73 milion euro – për akomodim mbi 304 mijë euro e për marketing afro gjysmë milioni
Share on Facebook

Lëvizja Vetëvendosje përgjatë tremujorit të parë të vitit 2025 ka shpenzuar në total 1 milion e 734 mijë e 872 euro.

Gjatë muajit janar, VV-ja pagoi paga të punëtorëve 89 mijë e 934 euro, ndërsa në shkurt, këto shpenzime u rritën për mbi 3 mijë euro, përkatësisht 93 mijë e 16 euro, teksa në mars, për paga VV-ja shpenzoi 88 mijë e 926 euro.

Mbi 27 mijë euro, Vetëvendosja i shpenzoi në udhëtime brenda vendit për tre muajt e parë të vitit, kurse në shpenzime për internet, shpenzime telefonike dhe postar, VV-ja dha 18 mijë e 67 euro.

12 mijë e 471 euro partia që udhëhoqi për katër vjet qeverinë i dha në shërbime teknike gjatë tre muajve të parë, ndërsa shpenzime prej 8 mijë e 749 euro pati edhe në kategorinë “mobilje dhe pajisje me vlerë të vogël deri në 1 mijë euro”.

E, kategoria me shifrën më të lartë të parave të shpenzuara nga Lëvizja Vetëvendosje është ajo e “mallrave dhe shërbimeve”, që në total i kushtoi 604 mijë euro, ku vetëm për akomodim në muajt janar, shkurt dhe mars VV-ja pagoi mbi 304 mijë euro. Ndërsa për ushqim dhe pije për këta tre muaj i dha mbi 257 mijë euro, e për furnizim për zyre pagoi mbi 41 mijë euro.

Për naftë, VV-ja pagoi mbi 111 mijë euro, për shpenzime të marketingut afro gjysmë milioni euro, e për dreka zyrtare mbi 47 mijë euro.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 531)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 838)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com