DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për herë të parë në histori, një grua bëhet gjenerale në Forcat Ajrore të Turqisë

5 Gusht 2026
A A
Për herë të parë në histori, një grua bëhet gjenerale në Forcat Ajrore të Turqisë
Share on Facebook

Turqia ka shënuar një moment historik në Forcat e saj të Armatosura, pasi për herë të parë që nga themelimi i Forcave Ajrore Turke, një grua është promovuar në gradën e gjeneralit.

Kolonelja Ozlem Karapinar është emëruar gjeneral brigade pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gjatë mbledhjes, e cila zgjati rreth dy orë e 20 minuta, u miratuan promovime dhe pensionime në radhët e ushtrisë turke.

Me këtë promovim, Karapinar hyn në histori si gruaja e parë që arrin gradën e gjeneralit në Forcat Ajrore Turke, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në strukturat më të larta ushtarake të vendit.

Ajo ka shërbyer për vite me radhë në Forcat Ajrore Turke, duke mbajtur një sërë detyrash me përgjegjësi. Edhe pse autoritetet turke nuk kanë bërë publike shumë detaje rreth karrierës së saj, Karapinar vlerësohet për kontributin dhe sukseset në fushën e aviacionit ushtarak.

Në kuadër të vendimeve të Këshillit të Lartë Ushtarak, në pension është dërguar edhe komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Ziya Cemal Kadıoglu.

Pas marrjes së gradës së re, Ozlem Karapinar do të mbajë edhe titullin tradicional “pasha”, i cili në Forcat e Armatosura Turke përdoret si formë adresimi për gjeneralët dhe admiralët. Grada e gjeneral brigade përfaqëson nivelin e parë në hierarkinë e gjeneralëve të ushtrisë turke.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 663)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 971)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (399)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com