DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për herë të parë në Kosovë, e mbijetuara e dhunës seksuale merr edhe pensionin e moshës

17 Prill 2025
A A
Për herë të parë në Kosovë, e mbijetuara e dhunës seksuale merr edhe pensionin e moshës
Share on Facebook

Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka njoftuar se për herë të parë, një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka filluar të marrë të dy pensionet që i takojnë me ligj, pensionin si viktimë e dhunës seksuale dhe pensionin e moshës.

“Dhe sot, për herë të parë, një e mbijetuar nuk duhet të zgjedhë mes dy identiteteve të saj, ajo i mban të dyja me dinjitet. Që nga viti 2021, QKRMT ka nisur procesin gjyqësore për njohjen e të drejtës për pensionin e dyfishtë, që u kurorëzua me sukses falë vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, duke vendosur një precedent që hap rrugën për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit”, thuhet në njoftim.

Sipas kjësaj, qendre ky rast është i pari që konkretizon këtë të drejtë në praktikë, ndërkohë që dhjetëra raste të tjera janë në shqyrtim nga gjykatat.

“Ne jemi duke avokuar fuqishëm pranë institucioneve për njohjen automatike të kësaj të drejte për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit. Ky moment shënon edhe një hap tjetër drejt drejtësisë së vërtetë”, njofton Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 910)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com