DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen

19 Janar 2026
A A
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen
Share on Facebook
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas saj, zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së. Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, me qëllim që Kuvendi i partisë të jetë i lirë të vendosë për këtë dhe çështje të tjera. Sipas tij, mbledhja e Kryesisë ka zgjatur rreth katër orë dhe është karakterizuar nga diskutime të hapura dhe demokratike, ku është analizuar në detaje edhe rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit. “Pati një diskutim gati katër orësh, të hapur e demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme, përfshirë edhe analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së”. “Në këtë Kuvend, siç është deklaruar vetë kryetari Lumir Abdixhiku, ai do të ofrojë dorëheqjen për ta lënë të lirë Kuvendin që të vendosë edhe për këtë çështje, por edhe për çështje e diskutime të tjera që mund të ngrihen”, ka thënë Mustafa.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 184)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com