DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përfundon rinumërimi në 18 komuna, KQZ: Në proces janë rreth 650 vendvotime tjera

16 Janar 2026
A A
“Treni bullgar”, LDK në Shtime i bën thirrje prokurorisë të hetohet procesi
Share on Facebook

Gati gjysma e komunave të Kosovës kanë përfunduar rinumërimin e fletëvotimeve që i përkasin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Pavarësisht se bëhet fjalë për gjysmën e komunave, numri i vendvotimeve të rinumëruara përbën vetëm 29% të vendvotimeve për të cilat KQZ ka vendosur që të rinumërohen tërësisht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpalosur të dhënat e fundit nga procesi i rinumërimit, i cili po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar më shumë se 260 vendvotime nga 914 sa janë planifikuar të rinumërohen. Procesi i rinumërimit është përmbyllur në 18 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në 2 komuna të tjera, Prishtinë (26) dhe Prizren (235)”, tha Elezi.

I pyetur nëse do të ketë rinumërime të tjera përveç këtyre vendvotimeve, të cilat përbëjnë 36% të tyre në nivel vendi, Elezi tha se kjo varet nga gjetjet gjatë këtij procesi.

“Sipas vendimit të KQZ, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve, ndërsa në 28 të tjera vetëm nga 10% e vendvotimeve. Se, a do të ketë rinumërim tjetër në këto komuna ku rinumërohet një numër i kufizuar i vendvotimeve, do të varet nga gjetjet gjatë këtij procesi”, tha Elezi.

Deri më tani, komunat që kanë përfunduar me rinumërim, apo që janë në proces e sipër, janë: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (10/26) dhe Prizren (9/235).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 277)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com