DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përgatitjet për Vidovdan nga Prizreni me thirrje e slogane nacionaliste

1 Qershor 2025
A A
Përgatitjet për Vidovdan nga Prizreni me thirrje e slogane nacionaliste
Share on Facebook

Në portat e Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë pranë Prizrenit është mbajtur festivali folklorik për fëmijët “Takimi me Vidovdanin”, duke shënuar kështu 24-vjetorin e këtij festivali.

Manifestimi u hap, sipas traditës, me një valle të madhe ku morën pjesë rreth 1.000 fëmijë nga 22 shoqata kulturore-artistike, duke treguar pasurinë e kostumeve të krahinave të tyre.

Zëvendësdrejtoresha e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në sektorin për bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe dhe përkujdesjen për trashëgiminë kulturore, Milena Parliç, tha se ky nuk është vetëm një manifestim kulturor, por edhe një amanet i qëndrueshmërisë, i mos-harrimit dhe i ruajtjes së gjithçkaje që na kanë lënë të parët tanë.

“Ja ku jemi në festivalin e fëmijëve të folklorit në Prizrenin e lavdishëm, në qytetin e krenarisë, të lavdisë, në qytetin e vuajtjes, të lotëve, një qytet që, nëse e shohim përjetësinë, vetëm për një çast ka qenë një qytet që u tentua të fshihej. Një qytet i lënë pa këngë mes shtëpive të djegura, dhe ku vetëm për një çast nuk ishim as ne, as kënga”.

”Prej vitesh, falë fëmijëve tanë, eparkisë, ne jemi dëshmitarë dhe pjesëmarrës në ringjalljen e Prizrenit. Ky nuk është vetëm një manifestim kulturor, ky është një amanet i qëndrueshmërisë, i mos-harrimit, një amanet për ruajtjen e gjithçkaje që na kanë lënë të parët tanë, që e kanë ndërtuar me djersë, me gjak, me lutje, me yjet që i kanë udhëhequr në ditët më të vështira,”citohet të ketë thënë Parliç.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com